Maqedoni
KRrE: Nga mesnata ulet çmimi i derivateve të naftës
02.12.2024 13:37
Prej mesnatës, derivatet e naftës do të shiten me çmime të reja më të ulëta...

Prej mesnatës, derivatet e naftës do të shiten me çmime të reja më të ulëta, bëjnë të ditur nga KRrE-ja.
Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRrE), benzina BS-95 dhe dizeli ulen për një denar për litër, ndërsa benzina BS-98 lirohet për gjysmë denari.
Kështu, nga mesnata një litër benzinë BS-95 do të shitet për 76 denarë për litër, benzina BS-98 do të kushtojë 78.5 denarë për litër, ndërsa dizeli do të shitet për 71 denarë për litër.
Vaji ekstra i lehtë për amvisëri është liruar për një denar për litër dhe do të shitet për 69.5 denarë për litër.
