Ekonomi

KRrE: Prej një janarit, 1% rritje të faturave për energji

02.12.2024 15:44

Amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël nga janari i vitit të ardhshëm do të paguajnë faturat e energjisë elektrike me 1 për qind rritje....

Amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël nga janari i vitit të ardhshëm do të paguajnë faturat e energjisë elektrike me 1 për qind rritje. Për familjet dhe për shumicën e konsumatorëve të vegjël, do të ketë një ulje të tarifës së rrjetit, përfshirë transmetimin dhe shpërndarjen, me shtatë për qind. Komisioni Rregullator i Energjisë ka marrë vendim me të cilin çmimi i MEPSO-s për transmetimin e energjisë elektrike nga 1 janari rritet për 5.68 për qind, çmimi për shpërndarjen e Elektrodistribues ulet për 5.52 për qind dhe çmimi i operatorit të tregut të energjisë elektrike,  rritet me 19.8 për qind. Në total, këto 3 shtylla ndikojnë në çmimin përfundimtar për konsumatorët me 38 për qind.
 
“Në çmimin përfundimtar të energjisë elektrike, pjesa e tarifës së rrjetit është 38 për qind. Duke pasur parasysh se tashmë e dimë çmimin e raportuar nga ESM-ja në tenderin e furnizuesit universal, që është 62 euro për megavat orë, nuk pres që rritja e çmimit mesatar të energjisë elektrike për amvisëritë të jetë më e madhe se një për qind.”, - theksoi kryetari i KRrE-së, Marko Bislimovski.
 
Si pasojë e rritjes së fitimit të kompanive për tarifën e rrjetit mbi atë sa është e lejuar,  KRrE-ja ka sjellë vendim që tarifa e rrjetit  prej  2.3 denarësh  për një kilovat orë të ulet në 2.14 denarë. 
 
“Arritëm të ulim tarifën e rrjetit për faktin se kompanitë e caktuara kishin më shumë fitim të realizuar se sa është miratuar nga KRrE-ja dhe kjo na mundësoi të vihemi në një situatë kaq të favorshme.”, - deklaroi kryetari i KRrE-së, Marko Bislimovski.
 
Pas marrjes së këtyre vendimeve gjatë ditëve në vijim, EVN Home, si furnizues universal, çmimet përfundimtare për amvisëri dhe konsumatorë të vegjël do t'i dorëzojë në KRrE për kontroll, sqaroi Bislimovski.
 
GAZMEND REXHEPI