Maqedoni

“1 Maji”, Dita e Punëtorëve

01.05.2015 14:22

Sindikatat e punëtorëve në tërë botën sot e shënojnë “1 Majin”, Ditën e Punëtorëve...

Sindikatat e punëtorëve në tërë botën sot e shënojnë “1 Majin”, Ditën e Punëtorëve, e cila në shumë vende karakterizohet me protesta për atë që konsiderohet si përpjekje e vazhdueshme për të siguruar të drejtat elementare të punëtorëve. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka organizuar një varg aktivitetesh.
 
Por, pavarësisht kësaj, kjo ditë Kosovën e gjen më përqindjen më të lartë të papunësisë në rajon. 
 
Përfaqësues të punëtorëve e konsiderojnë të vështirë uljen e shkallës së papunësisë, pasi, sipas tyre, autoritet kompetente nuk merren me identifikimin e problemeve, por me statistikat. 
 
Protestat e para që kanë çuar deri te shënimi i “1 Majit” si Dita e Punëtorëve janë mbajtur në Australi dhe ShBA, ndërsa ishte Kongresi i Internacionales së parë të socialistëve dhe anarkistëve në Gjenevë, që dolën me propozimin për ditën ligjore të punës prej 8 orësh.