Basketboll
Basketboll, KB Çairi 2030 nuk e jep kreun e renditjes
02.12.2024 19:05
Fundjavën që e lamë pas në kampionatin e basketbollit të Maqedonisë së Veriut...

Fundjavën që e lamë pas në kampionatin e basketbollit të Maqedonisë së Veriut në program ishin ndeshjet e javës së tetë. Në kuadër të kësaj jave skuadra e Çair 2030, në parket vendas me rezultatin 79:70 e mundi Tikveshin dhe kështu arsyetoi epitetin e favoritit në këtë përballje.
Për skuadërn e Çairit ishte kjo fitorja e shtatë nga tetë ndeshjet e këtij sezoni, por në kohë të njëjtë ishte fitorja e pestë në terren vendas në poaq ndeshje të luajtura. Kjo skuadër mban edhe pozitën e parë në renditje me përpjestimin e njëjtë me skuadrën e dytë shkupjane TFT, e cila pikëdiferencën më të dobët.
Skuadra e Tikveshit me përpjestimin 2/6 renditet nga pozita e 9 deri në atë të 11-të. Ndërsa në ndeshjen mbyllëse të kësaj jave skuadra e Rabotniçkit, në parkun e qytetit në Shkup me 84:70 e mundi nënkampionin Pelisterin.
Pas kësaj jave mund të thuhet se Rabotnicki po del nga kriza e në anën tjetër skuadra manastirase po futet në një krizë rezultatesh. Për Pelisterin ishte kjo humbja e tretë me radhë.
