Hendboll

“Hendboll - Euro 2024”, përfaqësueset ishulloe shkruajnë historinë

02.12.2024 19:07

Përfaqësuesja e islandës dhe ajo e ishujve Faroe në hendboll për fermra...

Përfaqësuesja e islandës dhe ajo e ishujve Faroe në hendboll për fermra kanë shënuar rezultate historike në këtë sport. Të dyja këto përfaqësuese ishullore në evropianin e hendbollit kanë shënuar fitoren e parë gjegjësisht kanë marë pikën e par.
 
Pas tri paraqitjeve në kampionatet e kontinetit të vjetër Islanda, ka shënuar fitoren e parë, pasi me 27:24 e mundi Ukrainën. Deri në mbrëmjen e kaluar islandezet kishin përpjestimin 7 ndeshje në evropian po aq humbje.
 
Kështu islandezet në raundin e tretë përballë Gjermanisë, do të luajnë për kualifikim në raundin tjetër.  Po ashtu histori shkruan edhe hendbollistet e ishujve Faroe. Këta ia dolën të fitojnë pikën e parë në një evropian.
 
Barazimi 17:17 me  Kroacinë, është befasia më e madhe e këtij kampionati evropian që pom mbahet në Zvicër, Austri dhe Hungari.