Basketboll
NBA, Cleveland mundi Bostonin
02.12.2024 19:09
Natën mes të hënës dhe të dielës, ndeshjet e NBA-së...

Natën mes të hënës dhe të dielës, ndeshjet e NBA-së, kanë dhuruar spektakël. Në kryendeshjen e Konferencës së Lindjes, ku përballeshin skuadra e paërë dhe e dytë në renditje më e mira ishte ajo e Clevelend-it. Këta me rezultatin skuadra e 115-111, I mundën kampionët aktual të Bostonit.
Ishte kjo një ndeshje me rivalitet deri në fund, ku për Cavaliers shkëlqeu Donovan Mitchell me 35 pikë, duke i bërë të pavlefshme 33 pkët e Tatum për Celtics. Mitchell, kishte edhe 7 kërcime dhe 3 asistime, ndërsa Tatum në anën tjetër kishte plus 7 kërcime dhe 4 asistime. Cleveland me përpjestimin 18-3 është skuadra më e mirë në NBA, ndërsa Boston, me përpjestimin 16:4 e mban pozitën e dytë në lindje.
Nga ndeshjet e tjera të mbrëmjes së kaluar në NBA, veçohet, fitorja e Houston 119-116 Oklahoma dhe tashmë të dyja ekipet kryesojnë renditjen në Perëndim. Fitore në sekondën e fundit shënoi ekipi I LA Lakers, që mundi 105-104 Utah Jazz. Po ashtu fitore të rëndësishme korri skuadra e LA Clippers, që mundi 126-122 Denverin.
