Botë

Nepal, numri i viktimave tejkalon 6200

01.05.2015 14:24

Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues i 25 prillit në Nepal e ka tejkaluar shifrën 6200 të të vdekur...

Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues i 25 prillit në Nepal e ka tejkaluar shifrën 6200 të të vdekur, derisa dridhjet e tokës vazhdojnë të ndodhin në këtë vend aziatik.

“Reuters” raporton se një problem tjetër është edhe kundërmimi i trupave të pajetë që vazhdojnë të mbesin nën gërmadha.

Zyrtarët kanë vendosur djegien e menjëhershme të kufomave, derisa po vonon edhe kthimi në vendbanime të banorëve të zhvendosur nga zonat e goditura nga tërmeti, që ishte 7.8 shkallë të Riterit.