Sportet E Tjera

FIS Alpine rast triumfon në Killington

02.12.2024 19:10

Skiatorja e Zvicrës, Camille Rast, ka shënuar fitore të madhe në disiplinën...

Skiatorja e Zvicrës, Camille Rast, ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:46.87 minuta, me kohë më të mirë për 57 qindtat se bashkëkombësja Wendy Holdener dhe suedezja Anna Sëenn-Larsson.
 
Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, ka shënuar edhe një sukses të madh, duke u renditur në vend të tetë me kohë më të dobët për 1 sekondë e 46 qindtat e kohës më të dobët se fituesja e garës.
 
Skiatoret më të mira botërore duheshte të qëndronin në amerkinë verioren ku fundjavën e ardhshme do zhvilloheshin garat në slalom të madh, por për shkak të motit të nxehtë dhe mungesës së dëborës këto gara janë anuluar.
 
Renditja
1. Camille Rast (Zvicra) 1:46.87
2. Ëendy Holdener (Zvicra)+0.57
2. Anna Sëenn-Larsson (Suedia) +0.57 
4. Lena Durr (Gjermania) +0.60
5. Melanie Meillard (Zvicra) +0.77
6. Zrinka Ljutiq (Kroacia) +1.27
7. Laurence St-Germain (Kanada) +1.42
8. Lara Colturi (Shqipëria) +1.46
9. Katharina Liensberger (Austria) +1.56
10. Andreja Slokar (Sllovenia) +1.61
 
Renditja e përgjithshme e Kupës së Botës
1. Camille Rast (Zvicra) 287
2. Mikaela Shiffrin (SHBA) 245
3. Zrinka Ljutiq (Kroacia) 202
4. Sara Hector (Suedia) 182
5. Lena Dürr (Gjernania) 181
6. Katharina Liensberger (Austria) 177
7. Ëendy Holdener (Zvicra) 173
8. Lara Colturi (Shqipëria) 156
9. Anna Sëenn-Larsson (Suedia) 146
10. Paula Moltzan (SHBA) 141