Botë

Të mos ndizet zjarr në ambiente të hapura

01.05.2015 14:26

Qyteti i Shkupit dhe NP "Parqe dhe gjelbërim", bëjnë thirrje që për festat e Një Majit të mos ndizet zjarr në ambiente të hapura...

Qyteti i Shkupit dhe NP "Parqe dhe gjelbërim", bëjnë thirrje që për festat e Një Majit të mos ndizet zjarr në ambiente të hapura dhe të mos hidhen mbeturina në vendet për piknik, siç janë Park-pylli Vodno, Parku i natyrës Gazi Babë, Saraj, Liqeni Treska, kanjoni i Matkës,...
 
"Ekipe të Qytetit he NP "Parqe dhe gjelbërim" në pajtim me masat dhe komptencat për mirë,bajtjen dhe ruajtjen e gjelbëlrimit të qytetit dhe jashtë qytetit, do të ndërmarrin masa dhe aktivitete për veprim parandalues, do të jenë të pranishëm dhe do të bëjnë kontrollin e sipërfaqeve publike", thonë nga Qyteti i Shkupit dhe përkujtojnë se dënimi për ndezje të zjarrit në sipërfaqe publike është 200 euro, ndërsa për hedhje të mbeturinave 50 euro./mia