Maqedoni
Avokatura e Popullit, rekomandime për mësimin e gjuhës së shenjave
03.12.2024 11:57
Avokati i Popullit me rastin e ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta doli me rekomandime drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës...

Avokati i Popullit me rastin e ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta doli me rekomandime drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Me këtë rast, ndihmësavokatja e Popullit, Vaska Bajramovska, tha se nevojitet gjetja e një zgjidhjeje sistematike për përmirësimin e mësimit të gjuhës së shenjave te nxënësit me dëmtim të dëgjimit.
“Me përkrahjen e organizatave tona partnere iniciuam ndryshime duke potencuar kërkesën themelore të nxënësve që shkolla të sigurojë kuadër, i cili do ta njohë gjuhën e shenjave në nivelin e duhur dhe do të mundet t’ua përçojë përmbajtjet mësimore nxënësve me dëgjim të dëmtuar. Kërkuam që MASh-i të ndërmarrë masa për zgjidhje sistematike të problematikës për mosnjohjen e gjuhë të shenjave dhe ai të jetë i detyrueshëm për kuadrin arsimor, si dhe trajnime për të punësuarit për mësimin e gjuhës së shenjave.”, - deklaroi ndihmës avokatja e Popullit, Vaska Bajramovska.
