Botë
Vijon dhuna në Gjeorgji, mbi 100 policë të lënduar në protestë
03.12.2024 12:14
Për të disa net rradhazi, policia u përlesh me protestuesit në Gjeorgji, ndërsa më shumë se 200 persona u arrestuan...

Për të disa net rradhazi, policia u përlesh me protestuesit në Gjeorgji, ndërsa më shumë se 200 persona u arrestuan. Për të shpërndarë turmën nga ndërtesa e Parlamentit, forcat e sigurisë përdorën uji dhe gaz lotsjellës. 113 oficerë policie mbetën të lënduar pas përleshjeve me protestuesit, të cilët hodhën fishekzjarrë.
Fitorja e diskutueshme e “Ëndrrës Gjeorgjiane” në zgjedhjet parlamentare të vendit të parë gjerësisht si një referendum mbi aspiratat e vendit për t’u bashkuar me BE, ka shkaktuar demonstrata masive dhe bojkotimin e Parlamentit nga opozita. Presidentja pro-perëndimore e vendit dhe opozita kanë akuzuar partinë qeverisëse për manipulim të votave me ndihmën e Moskës. Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabishvili, bëri të ditur se disa njerëz ishin subjekt i dhunës sistematike pas arrestimit dhe transportimit në ambientet e paraburgimit.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta dhe shefja e Politikës së Jashtme, Kaja Kallas, dënuan sërish dhunën e përdorur. Kryeministri Irakli Kobakhidze i partisë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” ka paralajmëruar opozitën se “çdo shkelje e ligjit do të përballet me ashpërsinë e plotë të ligjit”. Tensionet janë rritur prej muajsh në vendin prej 3.7 milionë banorësh midis partisë qeverisëse dhe kundërshtarëve që e akuzojnë atë për ndjekjen e politikave gjithnjë e më autoritare, anti-perëndimore dhe pro-ruse. Kriza është thelluar që nga njoftimi se Qeveria do të ngrijë bisedimet me BE-në për katër vjet, që shtyu me mijëra demonstrues pro-BE të demostronin kundër këtij vendimi.
