Maqedoni

Aksion policor në Kondovë, arrestohet 53 vjeçari për terrorizëm

01.05.2015 14:37

Në një aksion policor në Kondovë, Ministria e Punëve të Brendshme mbrëmë arrestoi 53 vjeçarin me iniciale A. Xh...

Në një aksion policor në Kondovë, Ministria e Punëve të Brendshme mbrëmë arrestoi  53 vjeçarin me iniciale A. Xh., i cili akuzohet për vepra kriminale të kryera më parë dhe për vuajtjen e dënimeve.
 
Sipas informatave të MPB-së, i arrestuari mes tjerash akuzohet edhe për përgatitje për terrorizëm.
 
“Në bazë të masave paraprake të marra dhe në bazë të realizimit të tre vendimeve gjyqësore për akte kriminale të kryera për dhunë, terrorizëm dhe dënim për përgatitje nga ana e pjesëtarëve të policisë, “Alfa”, është gjetur dhe privuar nga liria një banor i Kondovës i moshës 53 vjeçare, ku i njëjti tashmë ndodhet në burg”- deklaroi Liza Bendevska nga MPB.
 
Nga MPB-ja informojnë se A. Xh. ka dosje të madhe kriminale për: “shoqërim kriminale për shkaqe armiqësore”, “përgatitje për terrorizëm”, “shoqëri kriminele”, “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, si dhe “tregti me drogë”, për çka nga ana e gjykatës i janë shqiptuar disa dënime me burg.
 
REXHEP QAMILI