Maqedoni

Strugë, shënohet Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuara

03.12.2024 15:36

U shënua Dita Botërore e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara, e cila organizohet çdo vit më 3 dhjetor...

U shënua Dita Botërore e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara, e cila organizohet çdo vit më 3 dhjetor, është një moment i rëndësishëm për të ndërgjegjësuar shoqërinë për të drejtat dhe nevojat e fëmijëve, që kanë aftësi të kufizuara, theksoi organizatorja, Alketa Ziba dhe Sonja Maxhoska.
 
“Qëllimi i këtij aktiviteti është vetëdijesimi, njëkohësisht edhe përkrahja të cilët janë pjesë e shkollës sonte, diçka ndryshe që i ka munguar shkollës. Fëmijët me aftësi të kufizuar janë të përfshirë në disa pika, varësisht mundësive të tyre. Në këtë aktivet marrin pjesë të gjithë etnitetet, sepse është program multikuluror.”, - deklaroi defektologjia, Alketa Ziba. 
 
Në kuadër të kësaj dite, shkolla organizoi aktivitet kulturor te përfshirë edhe fëmijët me aftësi të kufizuar.
 
“Sot është 3 dhjetori, Dita ndërkombëtare e shokëve, shoqeve, luajmë me ta dhe i kemi shoqe të mira.”, - tha një fëmijë.  
 
“Ne bëjmë një punë muzikore. Njerëzit që s’munden të flasin bëjn shenja.”, - u shpreh një fëmijë.
 
Dita Botërore e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara është një thirrje për të përmirësuar cilësinë e jetës për këta fëmijë, duke siguruar që ata të kenë mundësi të barabarta për të zhvilluar potencialin e tyre dhe për të kontribuar në shoqëri, duke u bërë individë të pavarur dhe të lumtur.
 
FITORE ISTREFI