Maqedoni

Samiti dyditor i NATO-s, Mucunski: Jemi me Ukrainën, atyre u duhet paqe

03.12.2024 15:48

Në takimin e aleancës veriatlantike përkrahje për Ukrainën ka siguruar edhe Maqedonia e Veriut....

Në takimin e aleancës veriatlantike përkrahje për Ukrainën ka siguruar edhe Maqedonia e Veriut. Ministri i Jashtëm, Timço Mucunski, tha se ajo çka i duhet Ukrainës është ndihma dhe arritja e një marrëveshjeje paqësore. 
 
“Do të bisedojmë për sfidat me të cilat ballafaqohemi, për atë se çka realizuam nga konkluzat e Samitit të Uashingtonit. Duhet patjetër të mbetemi parimor dhe të fuqishëm në përkrahjen e Ukrainës. Pozicioni i NATO-s për Ukrainën është i qartë. Vendi im në mënyrë bilaterale do të vazhdojë të japë përkrahje për Ukrainën, për integritetin dhe sovranitetin e saj territorial dhe për fundin paqësor të konfliktit.”, - deklaroi ministri i Jashtëm, Timço Mucunski.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU