Maqedoni
Në ndërprerje rruga magjistrale Shkup-VK Bllace
01.05.2015 14:34
Për shkak të fatkeqësive të komunikacionit në fshatin Vizbeg prej orës 10:00 në ndërprerje është komuniakcioni...

Për shkak të fatkeqësive të komunikacionit në fshatin Vizbeg prej orës 10:00 në ndërprerje është komuniakcioni në të dy drejtimet në rrugën magjistrale Shkup-VK Bllace, ndërsa automjetet rikahëzohen, informon Lidhja-Auto Moto e Maqedonisë.
Prej atje përkujtojmë se ende është në ndërprerje edhe komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep - Resnjë, në qarkoren afër Manastirit, për shkak të dukurisë së rrëshqitjeve. Automjtet rikahëzohen nëpër qytetin e Manastirit.
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata.
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
Vëmendje e posaçme nevojitet në akset të cilat kalojnë nëpër grykat malore, posaçërisht në drejtimet rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan - Dellçevë, Vinicë - Berovë ku është e mundur dukuria e shpesht[ e shembjeve.
