Gjevgjeli, vdes 21-vjeçari nga Kumanova, bie nga një ndërtesë disakatëshe në ndërtim
03.12.2024 17:21
Një i ri nga Kumanova ka humbur jetën gjatë punës si ndërtimtar në Gjevgjeli...

Një i ri nga Kumanova ka humbur jetën gjatë punës si ndërtimtar në Gjevgjeli. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), viktima është identifikuar si B.B., 21 vjeç, nga fshati Orashac, rajoni i Kumanovës.
Ngjarja tragjike ndodhi kur i riu ra nga një objekt në ndërtim në bulevardin “Gevgjelia” të qytetit me të njëjtin emër. Policia njofton se në vendngjarje është kryer hetimi i parë dhe po vazhdojnë përpjekjet për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë aksident fatkeq.
