Maqedoni

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë, e shqetësuar për propozimin e Këshillit Fiskal

03.12.2024 18:29

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, seriozisht është e shqetësuar...

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, seriozisht është e shqetësuar pas propozimit të Këshillit Fiskal për dalje në pension në moshën 67-vjeçare, si për gratë ashtu edhe për burrat.
 
Kryetari i kësaj Sindikate, Sllobodan Trendafilov, thotë se është i nevojshëm pensionim i parakohshëm, si dhe përvojë e përfituar dhe jo të bëhet rritja e kufirit të moshës. Sipas tij, propozimi nuk është serioz, por edhe i paqëndrueshëm në një afat më të gjatë kohor.
 
“Ndërkohë që anëtarët e Këshillit Fiskal duan të ndihmojnë në arnimin e buxhetit në Fondin e Pensionit, ndoshta duhet të fillojnë të paguajnë kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për të gjitha të ardhurat e tyre. Kjo do të ishte një shembull që duhej ndjekur edhe nga të tjerët. Edhe në të kaluarën kemi qenë dëshmitarë të propozimeve të tilla joserioze edhe atë nga njerëz që nuk janë pjesë e punëtorëve, por vendosin në dëm të punëtorëve. Kujtojmë se masa të tilla të nxituara duke rritur normën e kontributeve apo zgjatjen e moshës së pensionit, vetëm dhe ekskluzivisht në masën e nevojshme për të mbuluar deficitin e fondit të pensioneve, nuk dhanë fryte në afat të gjatë, përkundrazi, problemet strukturore mbetën të pazgjidhura dhe problemet u përsëritën.”, - thanë nga Lidhja e Sindikatave të Maqesonisë.
 
Sindikata thekson se për shkak të punës së padeklaruar, shteti humb 250 milionë euro në vit, të cilat mbeten në xhepat e shefave. Ata kërkojnë angazhim më të madh të inspektimeve për mbledhjen e plotë të kontributeve sociale.
 
Qeveria nuk  mendon ta pranojë propozimin e Këshillit Fiskal, por bëhen analiza se si të stabilizohet gjendja me zbrazëtinë e Buxhetit të Fondit Pensional dhe Invalidor, thekson zëdhënësja e Qeverisë, Miteva.
 
Akademiku Abdulmenaf Bexheti, i cili është anëtar i Këshillit Fiskal, thotë në një intervistë për “Deutsche Ëelle” se alarmi është lëshuar prej kohësh, çdo i treti pension paguhet nga buxheti i shtetit. Propozimi bazohet edhe në plakjen dhe rritjen e jetëgjatësisë së popullatës, thotë Bexheti.
 
“Është gjithnjë e më e sigurt se do të jetojmë në kriza më të shpeshta, ndërsa tek ne siç ishte konstatuar, mundësia është mjaft e harxhuar.”, - theksoi anëtari i Këshillit Fiskal, Abdulmenaf Bexheti. 
 
Këshilli Fiskal propozon që ndryshimi të hyjë në fuqi në vitin 2026 dhe rritja e moshës së pensionit në 67 vjeç të zbatohet si për burrat ashtu edhe për gratë.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU