Maqedoni

Gjashtë të lënduar në një aksident në Strumicë

01.05.2015 15:01

Në udhëkryqin mes rrugëve "Klimenti i Ohrit" dhe "Vëllazërim Bashkimi" në Strumicë, mëngjesin e sotëm në ora 9...

Në udhëkryqin mes rrugëve "Klimenti i Ohrit" dhe "Vëllazërim Bashkimi" në Strumicë, mëngjesin e sotëm në ora 9 ka ndodhur aksident trafiku mes automjeteve motorike Fiat punto me targa të Shtipit, të drejtuar nga V.M. (25) nga Radovishi dhe një Audi me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.A. nga Strumica.
 
Në fatkeqësi, siç informoi MPB-ja, lëndime të lehta ka marrë shoferi i puntos V.M. dhe dy bashkëudhëtarët S.Gj. (25) dhe Z.M. (32) të gjithë nga Radovishi, ndërsa nga audia lëndime të lehta ka marrë J.A. (53), D.K. (61) dhe R.K. (66) të gjithë nga Strumica.
 
Është kryer ekspertizë në vendngjarje, ndërsa të gjithë të lënduarit janë dërguar në Qendrën mjekësore në Strumicë për dhënien e ndihmës. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit./mia