Maqedoni
Parashikimi i motit
04.12.2024 09:02
Kjo e mërkurë do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshje të dobëta lokale shiu...

Paradite në disa lugina do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta, ndërsa gjatë ditës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët me kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Gjatë natës në drejtim të së enjtes në pjesët perëndimore do të ketë reshje shiu, në male dhe në disa vende më të larta borë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -2 deri në 6°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 5 deri në 10°C.
Në Shkup paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9°C.
Në ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët, në shumë vende me reshje shiu, kurse në male e në disa nga vendet më të larta me borë. Herë pas here reshjet do të jenë më të shumta, sidomos në pjesët perëndimore ku mbulesa e borës do të shtohet në male.
