Maqedoni
Mjegull në qafën malore të Bukovës
04.12.2024 09:21
Ulje e dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 50 metra në qafën malore të Bukovës....

Ulje e dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 50 metra në qafën malore të Bukovës. LAMM njofton në raportin e mëngjesit se qarkullimi në rrugët shtetërore aktualisht po zhvillohet në kushte dimërore, me lagështirë në lartësitë më të larta dhe kryesisht të thata në vendet më të ulëta.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Është në fuqi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit.
