Botë

OKB, miratohet rezolutë për krijimin e shtetit Palestinez

04.12.2024 11:25

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka mbrojtur edhe një herë të martën fundin e pushtimit izraelit...

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka mbrojtur edhe një herë të martën fundin e pushtimit izraelit të territoreve palestineze dhe krijimin e një shteti palestinez, duke thirrur për qershor 2025 një takim ndërkombëtar me qëllim promovimin e zgjidhjes me dy shtete.
 
Në një rezolutë të miratuar me 157 vota, 8 kundër (përfshirë ato të SHBA-së, Izraelit dhe Hungarisë) dhe 7 abstenime, Asambleja e Përgjithshme “rikonfirmon mbështetjen e saj të palëkundur, bazuar në të drejtën ndërkombëtare në zgjidhjen që parashikon se do të jenë dy shtete, Izraeli dhe Palestina, që do të bashkëjetojnë krah për krah, në paqe dhe sigurisë, me kufij të njohur, bazuar në kufijtë e para vitit 1967”. Asambleja bëri thirrje për “realizimin e të drejtave të patjetërsueshme të popullit palestinez, kryesisht të drejtën për vetëvendosje dhe të drejtën për shtetin e tyre të pavarur”.
 
OKB i konsideron të pushtuara të gjitha territoret palestineze – Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor, Rripin e Gazës.