Shkupi i gëzohet fitores, Shkëndija e vetmuar në krye të renditjes
04.12.2024 14:19
Futbolli elitar vendor është në javën e 17-të dhe e njëjta u luajt pa prezencën e shikuesve....

Futbolli elitar vendor është në javën e 17-të dhe e njëjta u luajt pa prezencën e shikuesve. Në Çair, kampionët në fuqi Struga Trim Lum ishin i pafuqishëm dhe humbën 3:1 me Shkupin. “Pëllumbat” pas 5 humbjeve rresht dalin kështu nga zona e ftohtë, ndërsa struganët morrën humbjen e katërt sezonale, duke rrezikuar qëndrimin mes më të mirëve pasi tani kanë 7 pikë më pak se kryesuesi i renditjes Shkëndija. Shkupi në pesë javët e fundit kishte shënuar vetëm 3 gola dhe tani përballë kampionëve shënoi po aq, duke çuar mesataren e gjashtë ndeshjeve nga 1 gol të shënuar. E vetmja gjë që mund të jetë pozitive tek “liqenasit” është e dhëna se sulmuesi i tyre Kehinde me 9 gola është në krye të renditjes së golashënuesve më të mirë. Në anën tjetër tek Shkupi, tre të huaj kanë shënuar nga 3 gola, duke llogaritur edhe golin e djeshëm të El Haxhi Arfang Gueje, që tundi rrjetën e Strugës në minutën e 17-të.
Shkëndija përfiton në maksimum nga ndalesa e Strugës ndaj Shkupit dhe rrit epërsinë e pikëve në krahas me këtë skuadër, por në favor të “kuq e zinjve” shkoi edhe rezultati në ndeshjen Gostivari – Sileksi, që përfundoi pa gola për të rritur për momentin vetëm 2 pikë diferencën me dy skuadrat ndjekëse në kreun e renditjes në LPFM. Në javën e 17-të “kuqezinjtë” triumfuan me rezultatin 0-1 ndaj Voska Spor në Ohër, në një ndeshje ku miqtë nga Tetova kërkuan më shumë fitoren dhe ju falën një goli të Florent Ramadni në minutën e 51-të ndeshjes. Tani Shkëndija, me 36 pikë mban kryesimin e renditjes, ndërsa Sileksi e Gostivariqë baarzuan mes vete kanë nga 34 pikë. (Gazetar: Safet Ademi)
