NBA, LA Klipers kalojnë në fazën me eliminime
04.12.2024 14:23
Skuadra e Los Angeles Clippers, e ka vazhduar serinë e fitoreve në parket vendas...

Skuadra e Los Angeles Clippers, e ka vazhduar serinë e fitoreve në parket vendas. Në fitoren e nëntë me radhë me rezultatin 127:105 e mundi Portland Trail Blazers, ndërsa deri tek kjo fitore në parket u drejtuan nga Norman Powell, që ndeshjen e përfundoi me 30 pikë. James Harden në këtë ftiore kontriubuoi me 23 pikë e 7 asistime. Tek skuadra e Portland-it, më I spikatur ishte Deandre Ayton që shënoi 16 pikë, ndërsa Avdija dhe Sharp shënuan nga 15 pikë. Në ndeshjen e fundit garave në grupe të kupës së NBA-së, Portlandi u eliminua me humbje, ndërsa LA Clippers shkon në fazën e garave me eliminime.
Milwukee Bucks, kalimin tutje e siguroi me fitoren e katërt në grupin “B” të lindjes. Këta me 128:1-7 e mundën Detroit Pistons. New York Knicks triumfoi në grupin “A” të lindjes, pasi mbrëmë me 121:106 e mundi Orlando Magic. Phoenix Suns me 104:93 e mundi San Antonio Spurs. Phoenix në grupin “B” të perëndimit kanë përpjestimin 3-1 dhe presin (ftesë) wild card për të luajtur në ¼ e finales Oklahoma City Thunder (3-1) për shkak të ftores ndaj Phoenix e ka fituar këtë grup. (Gazetar: Safet Ademi)
REZULTATET:
- Charlotte Hornets - Philadelphia 76ers 104-110
- Cleveland Cavaliers - Washington Wizards 118-87
- Detroit Pistons - Milwaukee Bucks 107-128
- New York Knicks - Orlando Magic 121-106
- Toronto Raptors - Indiana Pacers 122-111
- Oklahoma City Thunder - Utah Jazz 133-106
- Dallas Mavericks - Memphis Grizzlies 121-116
- Phoenix Suns - San Antonio Spurs 104-93
- Denver Nuggets - Golden State Warriors 119-115
- Sacramento Kings - Houston Rockets 120-111
- LA Clippers - Portland Trail Blazers 127-105
