Botë

Kremlini, Putin nuk pranon mision paqeruajtës në Ukrainë

01.05.2015 18:08

Kremlini e ka hedhur poshtë pretendimin e Ukrainas se presidenti rus, Vladimir Putin...

Kremlini e ka hedhur poshtë pretendimin e Ukrainas se presidenti rus, Vladimir Putin, është pajtuar me vendosjen e një misioni paqeruajtës ndërkombëtar në Ukrainën lindore, ku forcat qeveritare po luftojnë kundër separatistëve pro-rusë.
 
Një komunikatë e mbrëmshme e presidencës së Ukrainës thoshte se Putini e ka pranuar mundësinë e vendosjes së një kontigjenti paqeruajtës në rajonin e Donbasit. 
 
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, iu ka thënë gazetarëve në Moskë se është “tërësisht e gabuar” të ngritet çështja e paqeruajtësve derisa të gjitha provizionet e armëpushimit të shkurtit të plotësohen.
 
Ai megjithatë ka thënë se Rusia asnjëherë nuk e ka hedhur poshtë nocionin e vendosjes së paqeruajtësve.