Maqedoni
Mickoski: Transparenca dhe llogaridhënia janë prioritete
04.12.2024 14:46
Transparenca e institucioneve dhe komunikimi i hapur politik janë çelësi për ndërtimin e besimit mes qytetarëve dhe Qeverisë...

Transparenca e institucioneve dhe komunikimi i hapur politik janë çelësi për ndërtimin e besimit mes qytetarëve dhe Qeverisë. Kjo u theksua në konferencën me temë “Institucionet përgjegjëse përmes rritjes së transparencës dhe komunikimit politik”, të organizuar nga Instituti për studime të komunikimit. Transparenca dhe llogaridhënia janë prioritet i Qeverisë, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, duke shtuar se përpiqet të jetë sa më transparent ndaj mediave dhe pyetjeve të gazetarëve.
“Si qeveri, transparenca dhe llogaridhënia janë prioriteti ynë dhe kështu do të vazhdojmë të funksionojmë normalisht. Tash 6 muaj si qeveri funksionojmë dhe çdoherë mundohemi të jemi sa më transparent dhe unë mundohem të përgjigjem në secilën pyetje, nuk ka pyetje të pëlqyera ose jo, çdoherë kur jam pyetur nuk i kam ikur asnjë teme. Ekziston hapësirë për përmirësim, ekziston mundësia të jemi më të mirë, por vlerësoj se deri më tani treguam një cilësi më ndryshe, sepse jemi munduar t’i japim përgjigje secilit medium.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Filter: Të angazhohemi për zvogëlimin e dezinformatave
Ushtruesi i detyrës së ambasadorit britanik në Shkup, Daniel Filter, theksoi nevojën e angazhimit të të gjitha palëve për zvogëlimin e dezinformatave.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë në drejtim të zvogëlimit të hapësirës për dezinformata dhe narrativë të dëmshme, si dhe ofrimin e mbështetjes për institucionet, mediat dhe shoqërinë civile, me synimin për forcimin e proceseve demokratike dhe mbështetjen e vlerave të shtetit dhe shoqërive demokratike.”, - theksoi ushtruesi i detyrës në Ambasadën Britanike në Shkup, Daniel Filer.
Konferenca u organizua në kuadër të projektit “Përdor faktet”, i mbështetur nga Ambasada Britanike në Shkup.
VLORA LATIFI TOPOJANI
