Tragjedi në lagjen “Kisella Vodë”, ranë nga lartësia një e moshuar dhe një fëmijë, gruaja humbi jetën, fëmija në gjendje stabile

04.12.2024 15:02

Një grua 69 vjeçare dhe një fëmijë nëntëvjeçar...

Një grua 69 vjeçare dhe një fëmijë nëntëvjeçar dje ranë nga lartësia nga kati i gjashtë i një ndërtese në Lagjen e Kisella Vodës. E moshuara humbi jetën, ndërsa i mituri u hospitalizua në Klinikën e Fëmijëve në repartin e trajtimit intensiv.

“Mbrëmë në ora 19:40 minuta në sektorin për punë të brendshme në Shkup  është lajmëruar se në territorin e lagjes “Kisella Vodë” dy persona kanë rënë nga ndërtesa. Zyrtarë policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është konstatuar se gruaja D. S. nga Shkupi nga lëndimet e marra ka humbur jetën, ndërsa i mituri ka marrë lëndime të rënda dhe është transportuar në kompleksin e Klinikës “Nënë Tereza” për t’i ofruar ndihmë.”, - deklaroi  zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreevski.

Fqinjët dhe kalimtarët e rastit thonë se fillimisht nga lartësia ka rënë i mituri dhe më pas gruaja. Nga Klinika për kirurgji të fëmijëve thonë se fëmija është në gjendje stabile.

“Kemi të bëjmë me pacient të traumatizuar, i cili ka lëndime të më shumë sistemeve dhe organeve duke filluar nga kontuzione të kokës, të mushkërive, fraktura të brinjëve, kontuzione dhe disa fraktura të eshtrave. Fëmija është në gjendje stabile, e cila kërkon trajtim intensiv sot është bërë edhe ehoja e organeve të brendshme dhe skenimi me kompjuter.”, - theksoi drejtori i Klinikës për kirurgji të fëmijëve, Llazo Jovçevski.

Nga MPB-ja thonë se po punohet në zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti. (Flutura Latifi, TVM2)