Samiti i NATO-s, Mucunski: Integrimet euroatlantike mbyllin pasigurinë
NATO-ja dhe Bashkimi Evropian...

NATO-ja dhe Bashkimi Evropian t’i përforcojnë aktivitetet e tyre në përkrahjen e procesit të integrimit evropian dhe euroatlantik të rajonit tonë, ka theksuar ministri i Jashtëm, Timço Mucunski, në kuadër të samitit të aleancës veri-atlantike në Bruksel.
Për të, duke qenë se Aleanca e ka cilësuar Ballkanin Perëndimor si rajon të rëndësishëm strategjik, mënyra më e mirë për mbylljen e vakumeve të pasigurisë është që kjo të realizohet me përshpejtimin e integrimit të vendeve aspirante.
“Jemi të lumtur, sepse kemi fatin që NATO-ja ka njohur Ballkanin Perëndimor si rajon të rëndësishëm strategjik dhe brengat që dalin nga rajoni duhet të zgjidhen për shkak të stabilitetit të kontinentit evropian.”, - deklaroi ministri i Jashtëm, Timço Mucunski.
Mucunski, me qëndrim ndaj pyetjes së gazetarëve në Bruksel lidhur me situatën në Gjeorgji, ku partia në pushtet ka njoftuar pezullimin e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
“Kur bëhet fjalë për Gjeorgjinë, e përbashkëta që kemi është se jemi dy kombe që duan t’i bashkëngjiten Bashkimit Evropian. Ne jemi anëtare të NATO-s, por akoma nuk jemi anëtarë të BE-së, dhe ne besojmë se e ardhmja jonë e përbashkët evropiane është diçka për të cilën të gjithë ne duhet të luftojmë, sepse ato janë vlera fundamentale, ta shtrijmë qasjen tonë, në mënyrë që të kemi një shoqëri më të suksesshme.”, - theksoi ministri i Jashtëm, Timço Mucunski.
Lidhur me angazhimin ndërkombëtar për sigurinë e Evropës, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rute, thekson bashkëpunim të ngushtë me vendet e Unionit Evropian. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
