Futboll
Arrihet marrëveshja, Granit Xhaka te Bayern Munchen
01.05.2015 15:52
Granit Xhaka pritet të largohet nga Borussia Moenchegladbach për t’iu bashkuar kampionëve të Gjermanisë Bayern Munchen...

Sipas asaj që shkruan Telegrafi,Xhaka ka arritur një marrëveshje paraprake me Bayernin dhe tani i mbetet në dorë vetëm drejtuesve të të dy klubeve.
"Graniti ka arritur një marrëveshje parimisht me Bayernin dhe pritet të kalojë në ‘Allianz Arena’, këtë verë. Nuk mund të them më shumë detaje por transferimi mund të dështoj vetëm nëse dy klubet nuk merren vesh. Xhaka është pajtuar me ato që ka ofruar Bayerni për të", është shprehur një burim pranë lojtarit.
"Graniti dëshiron që të luaj me Bayernin dhe shpreson që Gladbachu do të jetë i kënaqur nga oferta e Bayernit. Gjatë javëve të ardhshme pritet të zbardhet gjithçka rreth këtij transferimi", shton ai.
Granit Xhaka ka kaluar një sezon shumë të mirë me Borussia Moenchengladbah si në Bundesligë ashtu edhe në Europa League.
