Maqedoni
Parashokomi i motit
05.12.2024 08:56
Kjo e enjte do të jetë nën mbizotërimin e reshjeve të dendura të shiut dhe reshje dëbore në zonat malore...

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje lokale shiu, ndërsa në zonat malore me borë në vendet më të larta. Në pjesët perëndimore reshjet do të jenë më të shumta, ndërsa në viset malore mbulesa e borës do të rritet. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 7°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 3 deri në 10°C.
Në Shkup do të mbajë mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 8°C.
