Futboll

Arrihet marrëveshja, Pogba te PSG

01.05.2015 15:54

Skuadra e Juventusit dhe ajo Paris Saint-Germain kanë arritur marrëveshje për transferimin e Paul Pogbas në Parc de Prince...

Goal kupton se Zonja e Vjetër ka pranuar ofertën prej 80 milionë eurove nga klubi francez për ish mesfushorin e të rinjëve të Manchester United.

Presidenti i PSG, Al-Khelaifi kishte konfirmuar takimet me Pogban dhe agjentin e tij në fillim të kësaj jave dhe sipas Goal nga edicioni i ardhshëm 22 vjeçari do paraqitet te skuadra franceze.