Botë
Dhuna në Gjeorgji, lideri i opozitës u tërhoq zvarrë nga policia
05.12.2024 10:49
Lideri i opozitës në Gjeorgji u tërhoq zvarrë nga zyrat e partisë së tij, ndërsa disa persona të tjerë u dhunuan fizikisht nga policia...

Lideri i opozitës në Gjeorgji u tërhoq zvarrë nga zyrat e partisë së tij, ndërsa disa persona të tjerë u dhunuan fizikisht nga policia, pasi kryeministri i vendit u betua se organizuesit e protestave pro-evropiane do të përballen me drejtësinë.
Arrestimi i tij i dhunshëm ndodhi në zyrat e partisë, që ndodhet në një rrugë ngjitur me Parlamentin e vendit në Tbilisi. Pas kësaj ngjarjeje, liderët e tjerë të opozitës u takuan në një hotel në kryeqytetin e Tbilisit dhe vendosën që të rrisnin bashkëpunimin dhe të shtynin për një grevë të përgjithshme në publik. Në total, opozita tha se u arrestuan 11 anëtarë të saj, duke përfshirë edhe drejtuesin e partisë “Gjeorgjia e Fortë”, Aleko Elisashvili dhe dy kolegë të tjerë.
Lëvizja Kombëtare e Bashkuar tha se u arrestuan pesë anëtarë të zyrës së saj të rinisë. Po ashtu janë kontrolluar disa banesa. Në Gjeorgji janë mbajtur demonstrata të shumta që prej të enjtes së kaluar pasi partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” tha se po ndalte përpjekjet e vendit për të nisur bisedimet për t’u integruar në BE.
