Botë

Ukrainasit me dronë godasin municionin rus

05.12.2024 11:11

Ushtarët ukrainas nga Brigada e 92-të kanë përdorur dronë kamikaz për të sulmuar depot e municionit...

Ushtarët ukrainas nga Brigada e 92-të kanë përdorur dronë kamikaz për të sulmuar depot e municionit dhe urën mobile të ushtrisë ruse në Harkiv.

Ata shpërndanë edhe një video nga ky operacion, që ata e kanë cilësuar si të suksesshëm. 
 
“Bombardimet e mbrëmshme i shkaktuan dëme të mëdha forcave të armikut në rajonin e Kharkivit.”, u tha nga kjo brigadë. 
 
Bëhet fjalë për shkatërrimin e depos të predhave të mortajave dhe një urë mobile që u vendos nga rusët. Cak i sulmit ishin edhe strehimoret e ushtarëve të Putinit, si dhe istikamet nëpër të cilat ishin fshehur trupat ruse.