Botë
Trazohen marrëdhëniet ShBA-Kinë, sanksione ndaj 13 firmave ushtarake të ShBA-së
05.12.2024 12:17
Kina ka vendosur sanksione kundër 13 firmave ushtarake amerikane të enjten...

Kina ka vendosur sanksione kundër 13 firmave ushtarake amerikane të enjten, si përgjigje ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara për t’i shitur armë Tajvanit, thanë nga Ministria e Jashtme e Kinës.
Kina e ka kundërshtuar fuqishëm vendimin e ShBA-së për ta autorizuar shitjen e mundshme të pjesëve shtesë në vlerë prej 385 milionë dollarësh dhe mbështetjen për aeroplanët luftarakë F-16 dhe radarët e Tajvanit.
Kjo, sipas Pekinit, e minon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës. ShBA-ja, si shumica e vendeve të botës, nuk ka marrëdhënie zyrtare diplomatike me Tajvanin, por është mbështetësi më i rëndësishëm ndërkombëtar i Tajvanit dhe e furnizon atë me armë, gjë që e zemëron Pekinin.
