Maqedoni
KShPK: Lufta kundër korrupsionit, e pakompromistë
05.12.2024 11:52
Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, në ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit...

Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, në ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit bëri të ditur se do të përforcohet lufta kundër korrupsionit në të gjitha nivelet e menaxhimit. Edhe Kuvendi do të miratojë legjislacionin e nevojshëm për krijimin e një mjedisi për parandalimin e korrupsionit në çdo nivel.
“Nga angazhimi dhe përkushtimi ynë varet edhe qëllimi ynë i përbashkët e ai është luftë e suksesshme dhe e pakompromistë ndaj korrupsionit. Mysafirët tanë që janë personalitete të shquara nga skena vendore dhe ndërkombëtare përmes zbatimit të politikave për përforcimin e transparencës dhe përgjegjësisë janë miqtë tanë dhe njëkohësisht aleatët tanë në luftën kundër korrupsionit.”, - deklaroi kryetarja e KShPK-së, Tatjana Dimitrovska.
