Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese, Mickoski: Jam optimist, vazhdojmë të luftojmë

05.12.2024 14:44

Kryeministri Hristijan Mickoski shprehet optimist për anëtarësimin e vendit në familjen evropiane...

Kryeministri Hristijan Mickoski shprehet optimist për anëtarësimin e vendit në familjen evropiane pas takimeve bilaterale me figura të larta udhëheqëse të BE-së. Mickoski është decid se do të luftojmë deri sa të arrihet sukses, ndërsa theksoi se përveç problemeve historike shekullore do të fokusohen në arritjet e brendshme dhe zgjidhjen e problemeve për të dëshmuar se jemi të denjë, të jemi në atë tavolinë në bazë të meritave. Për këtë qëllim, Qeveria ka plan të qartë dhe strategji, tha Mickoski.
 
“Jam optimist dhe do të vazhdojmë të luftojmë. Do të luftojmë, nuk do të lejojmë që asnjë milimetër të humbë identiteti maqedonas dhe qytetarët maqedonas, pa marrë parasysh përkatësisë etnike. Sepse të gjithë ne meritojmë një ardhmëri të garantuar dhe këtë e dëgjova nga goja e të tre funksionarëve që i përmenda dhe sipas meje janë më relevantët për zgjerim. Nuk do të jemi naiv, nuk kemi koncesion, nuk kemi premtuar asgjë, vetëm kërkojmë qasje të denjë.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
 
Mickoski siguroi se dalëngadalë do të zbulojë se nëse ndryshimet kushtetuese janë kërkesa e fundit apo vetëm fillim i aventurës për hyrje në BE. E vërteta, sipas Mickoskit, nuk fshihet pas ndryshimit të amendamenteve.
 
“Në fazën e dytë të planit është se nëse me futjen e disa qindra qytetarëve në Kushtetutë përfundojnë problemet tona apo ato janë vetëm 10 metrat e parë nga kjo garë, do të thoja 110 metër-she? Mendoj se me strategjinë tonë ngadalë, por sigurt do ta nxjerrim në sipërfaqe qëllimin kryesor dhe kjo të gjithëve u është më e qartë se problemi, nuk është vetëm ky, por se problemet do të vijojnë. Ne nuk do të hymë në asnjë aventurë pa pasur plan të qartë se e shohim fundin.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
 
Mickoski bëri me dije se në takimet bilaterale me krerë të BE-së janë përcjellë qëndrimet dhe argumentet e RMV-së, që sipas tij kanë qenë përmbajtjesor dhe të suksesshëm, ndërsa shtoi se aksioni i fuqishëm diplomatik do të vazhdojë edhe në takimet e ardhshme.
 
FLORIJE KAMBERI