Botë
“1 Maji”, protesta në shumë qytete të botës
01.05.2015 16:10
Dita e Punëtorit, “1 Maji”, u shënua me protesta në shumë kryeqendra të botës...

136 protestues në sheshin e Stambollit “Taksim” janë arrestuar nga policia turke, pasi kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, pati deklaruar se do të lejohet vetëm tubim simbolik dhe se policia do të pengojë çdo përpjekje të masës së paradës.
Policia ka përdorur gazin lotsjellës dhe topat me ujë në mënyrë që t’i ndalojë më shumë se 1500 demonstrues që të marshojnë, por pas disa orësh marrëveshje dhe tentimi që t’i bindin ata mos ta bëjnë këtë.
Policia ka insistuar që deri te sheshi “Taksim” mund të shkojnë vetëm 500 njerëz, ndërsa aksioni i policisë ka befasuar të tubuarit, të cilët kanë vendosur që të shpërndahen dhe të anulojnë marshin e planifikuar.
Protesta ka pasur edhe në shumë shtete të Evropës, siç janë: Gjermania, Italia, Zvicra, Rusia, ku me mijëra qytetarë kanë marshuar për të kërkuar të drejta për punëtorin.
Edhe në shtetet aziatike qytetarë të shumtë kanë protestuar për rritje të pagave dhe për të mbrojtur vendet e tyre të punës.
ERSAN PAJAZITI
