Maqedoni

Dhuna në familje, BNJVL: Nevojitet zgjidhje afatgjate

05.12.2024 15:47

Mbështetja për dhunën në familje duhet të jetë nga të gjitha segmentet...

Mbështetja për dhunën në familje duhet të jetë nga të gjitha segmentet, duke filluar nga Ministria e Punës Sociale për Rini dhe Demografi, komunat, me bashkësitë lokale dhe me ata që janë në komunikim të përditshëm me viktimat nga dhuna në familje. Gjithashtu nevojitet zgjidhje në afat të gjatë për viktimat nga dhuna në familje, thonë të pranishmit me rastin e fushatës 16-ditore të dhunës ndaj grave dhe vajzave.
 
“Dhuna me bazë gjinore është një problem serioz që nuk njeh kufij. Mënyra se si e trajtojmë atë përcakton shkallën në të cilën gëzohen të drejtat e grave. Prandaj, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë po punon me përkushtim në: përmirësimin e sistemit të mbrojtjes dhe mbështetjes; zbatimin e Konventës së Stambollit; miratimin e strategjive, protokolleve dhe programeve kombëtare; rritjes së vetëdijes në shoqëri për të drejtat e grave dhe pasojat e dhunës.”, - deklaroi zëvendësministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Gjoko Velkovski. 
 
“Në periudhën e ardhshme do të punojmë të gjithë bashkërisht për një zgjidhje të caktuar ligjore, që edhe me grupet parlamentare të kërkojmë që të përkrahet dhe mendoj se vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë zgjidhje për afat të gjatë e jo vetëm kështu sikur ditën e sotme duke e shënuar simbolikisht dhunën ndaj grave. Në shtetin tonë mungon zgjidhje për afat të gjatë, sepse deri më tani kanë qenë zgjidhjet në afat të shkurtër.”, - theksoi kryetari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski. 
 
“Aktualisht kemi të strehuar tri gra dhe katër fëmijë. Qëndrimi në këtë vend është siguri për viktimat e dhunës në familje, siguron mbështetje psiko-sociale, sepse mendoj se kjo është e nevojshme që kur një grua të marrë mbështetje psiko-sociale, kur të fitojë vetëbesim, do të dëshirojë pastaj të vazhdojë jetën më tutje, përveç kushteve që i kemi si ushqimi falas, veshmbathje, medikamente të nevojshme etj.”, - thanë nga Organizata për dhunë në familje. 
 
Aktiviteti organizohet në momente të rëndësishme kur shoqëria jonë përballet me raste të shpeshta të dhunës ndaj grave dhe vajzave, shpesh me femicide, me dhunë digjitale me bazë gjinore dhe me forma të tjera të dhunës ndaj grave dhe vajzave. Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje kërkon në mënyrë eksplicite përfshirjen e autoriteteve lokale në krijimin e politikave gjithëpërfshirëse dhe të koordinuara dhe sigurimin e burimeve të përshtatshme financiare për zbatimin e tyre, shtojnë organizatorët.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI