Ekonomi
Shporta konsumatore, Bela: Masat të përfshijnë kategoritë sociale
05.12.2024 16:16
Masat për shportën konsumatore duhet të jenë të qëndrueshme...

Masat për shportën konsumatore duhet të jenë të qëndrueshme, qoftë në aspektin buxhetor, qoftë në aspektin e mosdëmtimit të dy palëve, thotë profesori universitar, Bujamin Bela. Sipas tij, duke tentuar ta shpëtojmë njërën palë, në këtë rast konsumatorin final mund ta dëmtojmë biznesin dhe operatorët ekonomik, të cilët qëllimin kryesor e kanë maksimizimin e fitimit. Bela sugjeron që masat të përfshijnë kategoritë sociale dhe familjet me të ardhura të ulëta.
