Maqedoni

Likovë, Mexhiti: Pyllëzohen 4 hektarë me fidanë të rinj

05.12.2024 16:52

Tek vendi i quajtur rrafshina, në afërsi të stacionit për filtrimin e ujit në fshatin Likovë...

Tek vendi i quajtur rrafshina, në afërsi të stacionit për filtrimin e ujit në fshatin Likovë, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në nismën e aksionit të mbjelljes së fidanëve, në kuadër të projektit për pyllëzimin e tokës së degraduar në terren jashtëzakonisht të pafavorshëm, me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 400 hektarë në të gjithë shtetin.
 
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi. 
 
"Qëllimi i aksionit është rikthimi i fondit pyjor, mbrojtja e tokës nga erozioni në afërsi të një objekti të rëndësishëm strategjik kapital, siç është liqeni i Likovës, përmes të cilit sigurohet furnizimi me ujë i kësaj komune. Aktiviteti realizohet në kuadër të projektit që mbështetet financiarisht nga Fondi Global i Mjedisit GEF 6, me një vlerë totale prej 500 mijë dollarësh dhe realizohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me mbështetjen e Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara (UNEP). Mbjellja e 800 mijë fidanëve brenda 24 muajve do të mbillen së bashku me Ndërmarrjen Publike “Pyjet Kombëtare” në gjithsej pesë lokacione në Maqedoninë e Veriut: në afërsi të liqenit të Likovës, fshatit Straçincë, komunat e Sveti Nikollës, Demir Kapisë dhe Gjevgjelisë.", - deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.
 
“Komuna e Likovës ka një territor të mbuluar me pyje në sipërfaqe rreth 9.668 hektarë, tokë punuese rreth 8.256 hektarë dhe kullosa rreth 4.375 hektarë. Falënderoj përfaqësuesit e projektit, i cili ka për qëllim zvogëlimin e degradimit të tokës, me çka ne do t’i ruajmë resurset njerëzore dhe do ta përmirësojmë kualitetin e ambientit jetësor. Fazën e parë e kemi realizuar me Ekosistemet e Shërbimeve, pastaj është hartuar një Plan për shpalljen e kufijve eroziv në territorin e komunës së Likovës dhe ja sot filluam me pyllëzimin e kësaj pjese rreth liqenit të Likovës.”, - theksoi kryetari i Likovës, Erkan Arifi.
 
Aksioni është realizuar në kuadër të Ditës së drurit, e që për qëllim ka pyllëzimin e sa më shumë sipërfaqeve të degraduara tokësore në vend.
 
FATLUM AQIFI