Maqedoni

Qendra rekreative, Saraj, edhe këtë vit destinacion i “1 Majit” për shkupjanët

01.05.2015 17:18

Si rëndom, edhe “1 Maji” i sivjetmë u shënua me piknik në natyrë, qendra rekreative...

Saraji ishte një nga destinacionet e shkupjanëve, megjithëse numri i qytetarëve që kishin dalë këtë vit ishte më i vogël.
 
Në Saraj sot ishin të gjitha gjeneratat. Me rendësi për ta ishte të argëtohen dhe të kalojnë një ditë sa më të hareshme.
 
“Super po kalojmë, kemi dalë me familje”- tha një qytetar.
 
“Jam prej Tetove. Natyrisht se po kalojmë mirë”- theksoi një qytetar. 
 
“Të bëjmë atmosferë për kënaqësinë e popullit gjithashtu”- u shpreh një qytetar.
 
“Mirë kalojmë, faleminderit. Kemi dalë me familje, çdo vit vijmë këtu”- tha një qytetar.
 
“Mirë…me shokë”- theksoi një qytetar. 
 
“Me shokë…luajmë futboll, shëtitemi”- u shpreh një qytetar.
 
“Mirë…me djemtë kam dalë. Çdo vit e festojmë”- tha një qytetar.
 
“Ne u kënaqëm këtu, kemi ardhur me shoqet e mia”- theksoi një qytetar.
 
“Mirë… jo vet me djemtë jam, por ata janë shpërndarë këtu në Saraj”- tha një qytetar. 
 
Në qendrën rekreative, Saraj, si rëndom ishin edhe ata që shfrytëzojnë praninë e qytetarëve për fitime, duke shitur hamburgerë apo gjëra tjera ushqimore.
 
Por, tregtarët ankohen se këtë vit nuk kanë pasur punë si viteve të kaluara, kur numri i qytetarëve ishte më i madh.
 
“Dobët është se nuk ka para. Fabrika nuk ka, s’punojnë punëtorët ashtu”- u shpreh një tregtar.
 
“Shumë mirë, siç e shihni edhe vetë. Me punë kemi dalë”- theksoi një tregtar.
 
Qytetarët, të cilët kanë zgjedhur të festojnë “1 Majin” në Sarajit, i kanë respektuar rregullat e qytetit të Shkupit për të mos ndezur zjarre, duke përgatitur ushqimin në zgarë profesionale.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI