Maqedoni
Parashikimi i motit
06.12.2024 08:36
Moti sot në vend do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu...

Moti sot në vend do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, të cilat gradualisht do të zvogëlohen në mes të ditës. Në fund të ditës dhe gjatë gjithë natës drejt së shtunës priten sërish reshje shiu në disa zona të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor, e cila do të jetë më e theksuar përgjatë Vardarit.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga -1 deri në 6°C, kurse maksimalja ditore do të arrijë deri në 12°C.
Në Shkup pritet mot i ngjashëm, kryesisht i vranët, me kushte për reshje të shkurtra shiu gjatë ditës, ndërsa reshje më të shpeshta priten gjatë natës kah të shtunës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura minimale në kryeqytet do të zbresë deri në 5°C, ndërsa ajo maksimale ditore do të arrijë deri në 12°C.
Sipas Administratës për Çështje Hidrometeorologjike, gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme lokale. Nga e diela dhe në ditët në vijim do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe më të bollshme me kushte për paraqitje të shtrëngatave. Mbulesa ekzistuese e borës në lartësitë më të larta do të ulet. Këtë fundjavë, e sidomos të dielën, pritet të ketë erë të fortë nga drejtimi jugor, e cila do të fryjë me shpejtësi 60 kilometra në orë.
