Botë

Tërmeti 4.2 Rihter në Qipro, lëkundja e tretë e fortë brenda një jave

06.12.2024 09:04

Tërmeti i tretë i fuqishëm brenda një jave ka ndodhur në orën 00:38 të së premtes në Qipro...

Tërmeti i tretë i fuqishëm brenda një jave ka ndodhur në orën 00:38 të së premtes në Qipro.
 
Tërmeti ishte me magnitudë 4.2 me epiqendër 44 km në juglindje të Larnakës, sipas Institutit Euro-Mesdhetar (EMSC).
 
Thellësia fokale u vlerësua në 26 km.
 
Tërmeti është ndjerë në Larnaka dhe nuk raportohet për dëme.
 
Dy tërmetet e mëparshme kishin magnitudë 5 dhe 4.5 ballë të shkallës Rihter dhe ndodhën në jug të Limasolit dhe në verilindje të Paphos.