Maqedoni
AUV: Shqiptohen 23 gjoba në shitoret ushqimore
06.12.2024 11:32
Shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari zbatuan 192 mbikëqyrje të jashtëzakonshme...

Shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari zbatuan 192 mbikëqyrje të jashtëzakonshme në objektet e shitjes me pakicë minimarkete dhe shitore ushqimore. Me këtë rast, për mangësitë e konstatuara janë shqiptuar gjithsej 30 vendime me masa urdhëruese për mënjanimin e tyre, ndërkaq janë shqiptuar edhe 23 gjoba.
Sipas Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari janë shkatërruar rreth 30 kilogramë produkte të pasigurta (mish i ngrirë, prodhime të qumështit, përpunime të mishit) dhe mbi 66 litra jogurt. Është kontrolluar përmbushja e kërkesave higjienike për siguri të ushqimit, kërkesave shëndetësore për të punësuarit, regjimi i temperaturës së ushqimit, si dhe afatet e definuara të skadimit të produkteve. Me kontrollet, u konstatua se 12 prej tyre fare nuk kanë qenë të regjistruara në Agjenci si operatorë me ushqim, në 9 objekte të punësuarit nuk kanë kryer kontrollet e detyrueshme shëndetësore, tek po aq operatorë nuk janë përmbushur kërkesat higjienike për siguri të ushqimit, bëjnë të ditur nga AUV-ja.
