Botë

Izraeli vazhdon sulmet mbi Rripin e Gazës

06.12.2024 12:12

Ushtria izraelite vrau të paktën 39 palestinezë në sulmet në të gjithë Rripin e Gazës...

Ushtria izraelite vrau të paktën 39 palestinezë në sulmet në të gjithë Rripin e Gazës, thanë zyrtarë të shëndetësisë, duke përfshirë të paktën 20 persona në një sulm që dogji çadrat në një kamp refugjatësh të mbushur me njerëz.
 
“Amnesti International” thotë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të Izraelit mund të jenë bashkëfajtorë në gjenocid dhe u bëri thirrje atyre të ndalin dërgesat e armatimit izraelit. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar me forcë akuzat ndaj Izraelit për ushtrim të gjenocidit në Rripin e Gazës.
 
Zyrtarë mjekësorë në Rripin e Gazës thanë se mes 20 viktimave të konfirmuara të sulmit izraelit kishte gra dhe fëmijë. Izraeli tha se sulmi kishte në shënjestër operativë të lartë të Hamasit, të cilët nuk i identifikoi. Deri më tani, mbi 44.500 persona llogaritet se janë vrarë gjatë fushatës ushtarake të Izraelit, sipas zyrtarëve shëndetësorë të Gazës, që nuk bëjnë dallimin ndërmjet civilëve dhe militantëve, por që thonë se mbi gjysma e viktimave janë gra dhe fëmijë. Ofensiva e Izraelit është ndër fushatat më të përgjakshme dhe shkatërruese që nga Lufta e Dytë Botërore.