Maqedoni
Korpusi Amerikan i Paqes, 36 vullnetarë fillojnë shërbimin 2-vjeçar në RMV
06.12.2024 14:14
36 vullnetarë të rinj nga Korpusi Amerikan i Paqes filluan shërbimin e tyre dyvjeçar në Maqedoni...

36 vullnetarë të rinj nga Korpusi Amerikan i Paqes filluan shërbimin e tyre dyvjeçar në Maqedoni me dhënien e betimit solemn pas trajnimit 11-javor për mësimin e gjuhës maqedonase dhe shqipe. Ky është grupi i 27-të që do të jetojë dhe do të punojë në disa qytete të vendit si mësues të gjuhës angleze dhe specialistë të zhvillimit të kоmunave.
“Unë kam arritur në RMV para dy muajsh, unë jetoj në Nju Jork ku kam punuar si analiste politike në Bankën Qendrore të Nju Jorkut.”, - theksoi një vullnetare.
“Në universitet kam studiuar marrëdhënie ndërkombëtare, Korpusi i Paqes është organizatë e njohur në ShBA. Më ka tërhequr kultura dh tradita maqedonase.”, - tha një vullnetare tjetër.
Vullnetarët do të kontribuojnë edhe për afrimin e bashkësive etnike dhe tejkalimin e mosmarrëveshjeve krahas obligimeve për të ndihmuar në përvetësimin e gjuhës angleze.
“Në RMV deri më tani kanë shërbyer 900 volunterë. Ata realizojnë dy programe për arsim dhe për zhvillim ekonomik të bashkësive. Vitin e ardhshëm do të kërkojmë 60 volunterë dhe shpresojmë se po aq do të marrim.”, - deklaroi drejtori i Korpusit Amerikan në RMV, Dejvid Risjad.
“Vullnetarët e përfaqësojnë më të mirën që Amerika ia ofron botës dhe që është edhe më me rëndësi ata do të kthehen me më të mirat nga RMV-ja ia ofron botës.”, - theksoi ambasadorja e ShBA-së në RMV, Angella Ageler.
Vullnetarët do të punojnë në sferën e arsimit si ndihmës për mësimin e gjuhës angleze në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe për t’u dale në ndihmë komunave.
FLUTURA LATIFI
