Maqedoni

Ngjarjet e 28 Nëntorit, Prokuroria ngriti aktakuza ndaj katër personave

06.12.2024 15:51

Prokuroria Themelore Publike - Shkup ka përfunduar procedurën dhe ka dorëzuar aktakuzë në gjykatën kompetente....

Prokuroria Themelore Publike - Shkup ka përfunduar procedurën dhe ka dorëzuar aktakuzë në gjykatën kompetente kundër gjithsej katër personave, të cilët në ngjarje të ndryshme në ditët e kaluara kanë kryer veprime që përmbajnë elemente të veprës penale.
 
Shkaktim i urrejtjes, përçarjes ose mostolerancës mbi baza nacionale, racore, fetare dhe të tjera diskriminuese. Për të katër personat, të cilëve u ishte caktuar masa e paraburgimit në procedurën paraprake, prokurorët publikë kërkuan nga Gjykata Themelore Penale - Shkup që t’ua vazhdohet paraburgimi.
 
Tre nga të pandehurit më 28 Nëntor, me rastin e festimeve të Ditës së Flamurit Shqiptar, duke djegur dhe grisur flamurin kombëtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkaktuan ndjenjën e urrejtjes, përçarjes dhe intolerancës në bazë etnike dhe ekspozuan tallje me simbolin kombëtar. I pandehuri i katërt, pak ditë më vonë, më 2 dhjetor, ka dëmtuar flamurin e një shteti tjetër – Republikës së Shqipërisë – duke e djegur atë, gjë që ka shkaktuar urrejtje dhe intolerancë.”, thonë nga Prokuroria.