Maqedoni

Aksident trafiku, tre pjesëtarë të sigurimit të Gashit, të lënduar

06.12.2024 16:06

Tre pjesëtarë të sigurimit të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi...

Tre pjesëtarë të sigurimit të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën kryesore Ohër-Kërçovë, afër fshatit Novosellë. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, por do të mbahen në spital. Kryeparlamentari Gashi e ka konfirmuar rastin gjatë vizitës së sotme në zyrat e Kuvendit për kontakt me qytetarët në Ohër, duke theksuar se personat janë në gjendje të mirë shëndetësore, por sonte do të mbahen në spital. 
 
“Për fat të keq ndodhi një aksident trafiku. Menjëherë kemi shkuar në spital i kemi vizituar. Ka tre persona që janë pjesë e sigurimit tim në spital. Siç u informuam nga personeli mjekësor dhe drejtori i spitalit, gjendja e tyre është e mirë dhe stabile, por do të qëndrojnë sonte në spital për t’i mbajtur nën kontroll.”, - theksoi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi. 
 
Rasti, siç ka theksuar ai, është edhe një mesazh për të gjithë të përfshirë në ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër që të punojnë intensivisht dhe me cilësi.
 
“Ky është edhe një mesazh për të gjithë që po punojnë në autostradën Kërçovë-Ohër, të punohet më shpejt dhe me më shumë cilësi, për shkak se të gjithë qytetarët vuajnë nga ajo, kurse askush nuk jemi imun ndaj aksidenteve, të gjithëve mund të na ndodhin.”, - deklaroi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi. 
 
Përndryshe, MPB-ja ka njoftuar se sot në ora 10:45 në MPB-në e Ohrit është njoftuar se në rrugën kryesore Ohër-Kërçovë, afër fshatit Novosellë, komuna e Debërcës, pasagjeri i tipit “Seat Altea”, mjeti motorik në pronësi të Ministrisë së Brendshme ka dalë nga rruga me drejtues shtetasin J.L. (37), në të cilin pasagjerët ishin I.B. dhe BM, të gjithë punonjës policie.
 
ERSAN PAJAZITI