Maqedoni

Buxheti për HIV-in, i pamjaftueshëm, kërkohen 130 milionë denarë

06.12.2024 16:16

Buxheti prej 90 milionë eurove i paraparë për programe kundër sëmundjes HIV janë të pamjaftueshme...

Buxheti prej 90 milionë eurove i paraparë për programe kundër sëmundjes HIV janë të pamjaftueshme, alarmojnë nga sektori civil. Platforma për HIV-in, e përbërë nga 14 organizata të shoqërisë civile, ka kërkuar nga Qeveria që të sigurojë buxhetin e nevojshëm për Programin për Mbrojtjen e Popullsisë nga infeksioni HIV në buxhetin e vitit 2025. Siç theksuan, nevojiten 130 milionë denarë, prej të cilave 109 milionë për sigurimin e barnave dhe 21 milionë për mbajtjen e shërbimeve parandaluese në nivelin minimal aktual.
 
“Me shumën prej 90 milionë denarë, të parapara me propozim-buxhetin për vitin 2025, ky program në vend që të rritet në mënyrë të paarsyeshme është shkurtuar. Është e pamjaftueshme edhe ofrimi i terapisë adekuate për të gjithë pacientët, përfshirë rastet e reja që do të diagnostikohen gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa masat parandaluese do të hiqen plotësisht nëse nuk korrigjohet buxheti.”, - deklaroi Andrej Senih nga organizata “Së bashku më të fortë”.
 
Sipas Platformës, shteti ka parandaluar me sukses epideminë e HIV-it tek personat që përdorin drogë dhe kjo duhet ruajtur.
 
“Të gjitha hulumtimet edhe tek ne edhe në botë kanë treguar se një euro e investuar në këto programe do të thotë kursim për së paku 1.5 euro në afat të shkurtër, ndërsa 5.5 euro në afat të mesëm.”, - theksoi Vllatko Dekov nga shoqata “Hops”.
 
Aktualisht, rreth 130 pacientë me HIV ose 30 për qind e pacientëve po marrin terapi të vjetruar, e cila është dekurajuar prej kohësh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, u theksua nga Platforma HIV.
 
ERSAN PAJAZITI