Botë

Lufta në Gazë vazhdon, ndërmjetësuesit në përpjekje të marrëveshjes

06.12.2024 16:51

Vazhdojnë sulmet në Gazë ku raportohen dhjetëra të vrarë dhe të plagosur...

Vazhdojnë sulmet në Gazë ku raportohen dhjetëra të vrarë dhe të plagosur, disa prej tyre të përgjakur pas sulmeve të shumta izraelite me dron në objektin mjekësor të rrethuar.
 
Bashkësia ndërkombëtare është në përpjekje për të gjetur zgjidhje paqësore. Tel Avivi vazhdon angazhimin për lirimin e pengjeve të kapura nga Hamasi. Edhe përfaqësuesi special i presidentit të zgjedhur amerikan,Tramp, për ndërprerjen e konfliktit, tashmë ka filluar bisedimet për fitimin e paqes në Gazë.
 
“Shpresojmë se ndryshimet, sidomos në ShBA pas zgjedhjes së presidentit Tramp, i cili gjatë fushatës zgjedhore zëshëm tha se  do t’i ndërpresë të gjitha luftërat. Jam i sigurt se Hamsiështë i gatshëm për implementimin e kësaj marrëveshjeje, sepse në terren ekzistojnë shumë sfida dhe gjendje të vështira.”, - deklaroi funksionari i Hamasit, Basem Naim.
 
“Izraeli është serioz për të arritur marrëveshje për pengjet dhe shpresoj se do ta bëjmë këtë sa më shpejt qëështë e mundur.”, - theksoi ministri i Jashtëm i Izraelit, GideonSar. 
 
Ndërkohë Uashingtoni nuk pajtohet me qëndrimin e “AmnestyInternational” se Izraeli po bën gjenocid në enklavën palestineze.
 
“Ne e kemi thënë edhe më herët se pretendimet për gjenocid janë të pabaza. Sa i përket gjendjes humanitare në Gazë, kjo nuk e ndryshon shqetësimin e vazhdueshëm që e kemi dhe ndikimin e konfliktit mbi civilët.”, - u shpreh zëvendëszëdhënësi i Departamentit të shtetit, VedantPatel.
 
Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit paralajmëron se moti i ftohtë i ashpër në Gazë po i bën kushtet më të vështira për familjet e zhvendosura me forcë "që luftojnë për të mbijetuar" në strehimore të improvizuara pa rroba të ngrohta apo batanije.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU