Komisioneri evropian për energji: Evropa mund të importojë gaz nga Turkmenistani
Komisioneri evropian për Energji, Maros Shefçoviq, ka thënë se Evropa mund të importojë gaz natyral nga Turkmenistani përmes Iranit...

Komisioneri evropian për Energji, Maros Shefçoviq, ka thënë se Evropa mund të importojë gaz natyral nga Turkmenistani përmes Iranit, derisa BE-ja po bën përpjekje që të mos varet më tërësisht nga gazi rus.
Pas takimit me presidentin turkmen, në Ashgabat, komisioneri i BE-së ka thënë se të dy zyrtarët kanë diskutuar rreth mundësisë së ndërtimit të një tubacioni përmes detit Kaspik, si dhe një tjetër që do të kalonte përmes Iranit.
Ai ka thënë se progresi diplomatik “pozitiv i kohëve të fundit me Iranin ka krijuar mundësi të reja”.
Zyrtarët në Iran thonë se ndërtimi i një tubacioni Trans-Kaspik nuk do të ishte ekonomik dhe se opsioni shumë më i mirë do të ishte ndërtimi i një tubacioni që do të kalonte përmes tokës së Iranit.
